Futbollistët izraelitë luten në hotel përpara ndeshjes me Shqipërinë

Kombëtarja izraelite e ka përgatitur në mënyrë disi të veçantë përballjen ndaj Shqipërisë në Botëror. Lojtarët dhe stafi teknik kanë bërë lutje fetare ndërsa ishin ende të grumbulluar në hotel Plaza në kryeqytet, përpara sesa të niseshin në Elbasan.
Kjo u mor vesh nga një video të postuar në faqen zyrtare të Federatës Izraelite të Futbollit në FB, ku duken lojtarët ndërsa bëjnë faljen. Shpesh kemi parë lojtarë të veçantë që bëjnë lutje përpara ndeshjeve apo përpara sesa të hyjnë në fushë, ndërsa në këtë rast, është e gjithë skuadra që e bën diçka të tillë.
Izraelitët shpresojnë që lutja t’u sjellë fat në përballjen ndaj Shqipërisë.
B. K