Francesca Fioretti, ish e fejuara e Astorit ‘kapet mat’ me Kolarov

Tre vjet pas vdekjes së Davide Astorit, Francesca Fioretti duket se ka rigjetur lumturinë në krahët e një tjetër futbollisti; Aleksander Kolarov. Revista e përjavshme ‘Chi’ e ka kapur mat ciftin teksa shkëmbenin përkëdhelje mes teyre. Pasi kaluan një pasdite së bashku, Kolarov e shoqëroi në stacion në Milano. Këtu futbollisti dhe Francesca shkëmbyen një puthje pasionante.

Sipas zërave të fundit ata frekuentohen prej disa muajsh, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim as nga Francesca e as nga Kolarov. Në orët e fundit, Francesca Fioretti, aktore dhe modele që hyri në botën e televizionit falë programit ‘Grande Fratello’ foli sërish për ish të fejuarin e saj Astori që u nda nga jeta në 2018. Ajo dhe Davide Astori nuk ishin martuar kurrë, por kishin një vajzë, Vittorian të lindur në vitin 2016

Sfidanti.al