“Fotografitë e vjetra”, ja si festohej nga Xhorxh Besti e Xhimi Grivsi

Anglia është e famshme për disa zakone krejt të ndryshme nga shumica e vendeve të tjera, që binin në sy sidomos shumë kohë më parë. Vendi më fatlum dhe më i pasur i botës për gati dy shekuj, nuk harronte që të linte “takim në orën e çajit”, pra çdo ditë në orën 17:00. Edhe futbolli nuk bënte përjashtim nga kjo jetë e çlirët. Fotografitë e vjetra bardhezi tregojnë sesi klubet e futbollit gëzonin për Krishtlindje, dhe mediat britanike kanë botuar me dhjetëra foto të tilla që nisin që prej viteve 20-të apo 30-të. Ne po veçojmë një foto të viteve 60-të, të njërit prej yjeve më të famshëm, më të bukur dhe më të veçantë të futbollit në të gjitha kohët.
Xhorxh Best, një simbol seksual i epokës së vet, shihet këtu në krah të një shoku të ngushtë dhe, natyrisht, në shoqëri të disa femrave të bukura. Ish-lojtari i Mançester Junajtidit dhe i Irlandës së Veriut njihej për stilin e tij të papenguar të jetës, për qejfet (që edhe i morën jetën para kohe). Për talentin e tij, ishte vetë Pele që e vendosi në mes të më të mëdhenjve të planetit të vitet 60-të.

Sfidanti.al