Formula 1, Kimi Raikonen 40 vjec…jashte cdo limiti

E kaloi vigjiljen e ditëlindjes së tij në Tajlandë  në një garë me makina go-kart të sponsorizuar nga prodhuesi më I rëndësishëm I birrës në vend. Pikërisht, alkoli së bashku me garat janë aspektet e vazhdueshme të 40 viteve të para të jetës së Kimi Matias Raikonen, një prej pilotëvë më të shpejtë në historinë e Formula 1, por shpesh jo shumë konstant në karrierën e tij. Me fjalë të tjera, është fenomeni klasik që ka marrë shumë pak në raport me talentin e tij, vetëm 1 titull botëror. Por duke qenë se e fitoi këtë titull në 2007 me Ferrarin që është edhe suksesi I fundit I Kokëkuqes, ky triumf merr një vlerë shumë të madhe

Problemi I Raikkonen ka qenë gjithnjë ai I të pranuarit pa asnjë kënaqësi të rregullave. Ishte një kalë I cmendur që donte të jetonte ma kufij eksesivë. Ishte një formë anarkie që shpesh u shndërrua në një vuajtje në përballjet me median me përgjigje njërrokëshe dhe me boh e bah.

Kimi Raikkonen është një shpirt I lirë që kur u mërzit me ambientin e Formula 1, sajoi një karrierë dinjitoze në Botërorin e Rally, madje hyri edhe në kampionatin NASCAR. Por më pas dëshira për t’u mbyllur në njëvendëshen e Formula 1 fitoi sërish terren dhe e ktheu Raikonen në pistat e këtij kampionati me Ferrarin për herë të dytë

Ndërkaq, Kimi Raikonen është martuar 2 herë; herën e dyte me Mintu Virtanen, ish stjuardesë dhe me të cilën ka 2 fëmijë, Robin Ejs Matias, 4 vjed dhe Riana Axhelia Milana e lindur në 2017. Pikërisht për ta ai I ndryshoi disi zakonet e veta duke e kufizuar konsumimin e alkoolit për të cilin ishte bërë kaq I famshëm. Në këtë pikë bëmën e fundit Kimi e bëri vitin e kaluar kur u shfaq në ceremoninë e cmimeve të FIA dukshëm në gjendje të dehur duke shkaktuar një skandal dhe e gjithë kjo ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë. Gëzuar ditëlindjen, shpirt I lirë!

Sfidanti.al