Flirti tjetër i Serhio Agueros? Zoi Kristofoli, ish e dashura e Fabricio Koronës

Quhet Zoi Kristofoli dhe ka bërë që së fundmi bota e gossipeve të flasë për të. dhe kjo jo vetëm për faktin se ajo sapo ka mbyllur një histori dashurie me Fabricio Koronën, ‘mbretin’ e paparacëve në itali, por për faktin se me të po flirton Serhio Aguero.

Në fakt, modelja dhe blogerja është fotografuar teksa ishte në shoqërinë e futbollistit të mancester Sitit, i cili tashmë është single dhe shpesh në qendër të kronikave rozë për flirtet e tij. por këtë radhë, interesi për historinë e radhës së Agueros është më i madh dhe jo vetëm në median britanike, por edhe atë argjentinase.

Aguero ishte fotografuar nga paparacët gjatë një feste në Los Anxheles dhe të gjithë pyesnin për identitetin e vajzës misterioze që ishte me të, mister që nuk vonoi shumë që të zbulohej.

sfidanti.al