Finalja e Championsit si reklamë pornoje, modelja pushton fushën!

Ishte një finale Championsi, por edhe një rast për të treguar se ligji mund të shkelet në këtë botë, dhe të dalësh me fitim. Në fund të fundit, edhe kjo është pjesë e lirisë. Modelja amerikane (ndoshta me origjinë polake), Kinsej Uolanski (Kinsey Wolanski) vrapoi pa leje nëpër fushën e stadiumit “Uanda Metropolitana” të Madridit ku po luhej finalja e Ligës së Kampionëve.

Me format e saj, që bien shumë në sy, modelja 23-vjeçare reklamoi një faqe interneti erotike, deri edhe pornografike, faqe që i përket të dashurit të saj, ruso-amerikanit Vitali Zdoroveckij. Modelja u ndalua më pas nga rojet e sigurisë, por kjo vetëm pasi e realizoi planin e saj për të bërë të njohur biznesin e të dashurit.

Sfidanti.al