FIFA e ka seriozisht: Mjaft me me fokusimin e tifozeve bukuroshe

FIFA u dha urdher te gjithe transmetuesve televizive qe te reduktojne ne minimum fokusimin e kamerave te tifozet terheqese ne shkallet e stadiumit. Ai qe e konfirmoi kete ishte shefi i Departamentit Social te FIFA, Federiko Adieki per Associated Press sipas te cilit e gjithe kjo konsiderohet si seksizem.

Adieki theksoi gjithashtu se rastet e seksizmit ne Boterorin e Rusise kane qene me te shumta se ato te racizmit. Ne menyre te veçante jane verifikuar raste kur tifozet kane ngacmuar gazetaret ne momente raportimesh.

Adieki shtoi se edhe me pare FIFA kishte nderhyre ne lidhje me kete ceshtje, por kishte kerkuar vetem per raste evidente, kurse tani ndalimi i fokusimit te kamerave te tifozet terheqese eshte i pergjithshem.

Sfidanti.al