Euzheni Bushard; historia e dashurisë e lindur nga një bast do të bëhet film

Hollivudit duket se i kanë mbaruar idetë origjinale dhe janë vënë në kërkim të tyre. Në vitet e fundit janë shfaqur filma me tema të përsëritura, ata me superheronj ose filma të animuar me metrazh të gjatë që të lë të mendosh se kreativiteti në tokën e kinemasë është venitur prej kohës. Kështu që zgjidhja duket se do të jetë realiteti dhe ideja më e fundit është ajo e producentit Xhonatan A.Abrams që i ka propozuar Fox skenarin e një tifozi që arrin të takojë në një darkë një teniste të njohur pasi fitoi një bast me të.

Protagonistët në jetën reale janë pikërisht Euzheni Bushard, finaliste e Uimbëlldonit në 2014 dhe Xhon Gohrke, tifoz i Nju Ingland Patriots, 6 herë kampion në NFL. Gjatë finales së Super Boël të 2017, Nju Ingland ishte në disavantazhin 3-28 kundrejt Atlantës kur ndeshja ishte drejt fundit të periodës së tretë. Në këtë moment, tenistja kanadeze shkroi në Tëitter: Isha e sigurt se Atlanta do të fitonte, një postim që gjeti përgjigjen e Xhon: Nëse Patriots fiton, a do të dalësh me mua? Bushard që ishte e sigurt pa asnjë ngurrim dhe pjesa tjetër e historisë dihet. Nju Ingland me Tom Bredin në krye realizoi përmbysjen më të madhe në historinë e Super Boël për të arritur fitoren e finales në kohën shtesë 34-28.

Pak javë pas kësaj sfide, Bushard e mbajti premtimin e saj për bastin e humbur dhe e ftoi Gohrke në Nju Jork për të ndjekur një ndeshje të Bruklin Nets në NBA. Duket se ky takim bëri që mes të dyve të shndrisin shkëndijat dashurore duke qenë se ata ndoqën bashkë edhe finalen e Super Boël të zhvilluar në Mineapolis. Sot duket se historia e dashurisë mes tyre është mbyllur, të paktën kjo është ajo që kuptohet nga profili i Bushard në Instagram, por këto janë detaje që nuk i interesojnë Hollivudit.

Filmi është i përqendruar te historitë e dashurisë të lindur në epokën dixhitale dhe lind pyetja nëse një lidhje romantike e lindur në rrjetet sociale mund të mbijetojë në jetën reale apo jo. Mësohet se mes producentëve të filmit do të jetë edhe vetë Bushards. Xhonatan A.Abrams është i njohur si skenaristi i ‘Diplomats’ që frymëzohej nga vizita e ish basketbollistit Denis Rodman në Korenë e Veriut në 2013, film që është ende duke u xhiruar.

sfidanti.al