Elisabet Harli… çdo të thotë të vraposh

Elisabet Harli është në një formë perfekte, megjithëse sapo ka mbushur 51 vjeç. Aktorja e madhe është shfaqur sërish me bark të sheshtë, këmbë të tonifikuara, ende e bukur për t’u parë. Dhe asgjë nuk është e rastësisme, por në të kundërt e ka një sekret. “Nuk bëj shumë ushtrime – ka thënë Harli për Celebruty Health Fitness – por jam në aktivitet të vazhdueshëm çdo ditë. Vrapoj vazhdimisht, megjithëse urrej ta bëj, ndërkohë që më pëlqen joga”.