Edurne mbron De Gean: Per mua eshte portieri me i mire ne bote

Spanja eshte ne pozita shume te mira per te kaluar ne 1/8 e finaleve si e para e Grupit D dhe tani eshte me e qete pas stuhise Lopetegui qe shpertheu para fillimit te Boterorit. Por eshte dicka qe nuk e harrojne kollaj ne Spanje, gabimin  e De Geas ne golin e dyte te Portugalise ne ndeshjen me La Rojan duke bere qe mbi te te vershojne kritikat.

Fernando Hierro e mbeshteti De Gean pa asnje pike dyshimi, gje qe po e ben edhe e fejuara e tij Edurne.

‘Kritikave duhet t’u japesh rendesine e duhur dhe te nevojshme-tha kengetarja spanjolle-per mua eshte portieri me i mire ne bote dhe per ata qe e njohin futbollin eshte nder 3 me te miret ne bote. Besoj se nuk mund te thuhet asgje me shume’

Sfidanti.al