E mërkurë e errët e Artur, i grabitet banesa gjatë Barcelona-Liverpool

Kjo e mërkurë ishte krejtësisht për t’u harruar për Artur Melon. Mesfushori i barcelonës nuk u aktivizua në sfidën me Liverpulin asnjë minutë, ndërkohë që u desh të përballej edhe me një grabitje. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, 2 persona të maskuar me kapucë hynë në shtëpinë e brazilianit dhe pasi kërcënuan me vdekje të vëllanë e Artur me një mashetë dhe kacavidë, vodhën bizhuteri dhe një orë ‘Rolex’

Lajmi bëhet i ditur nga ‘El Taquigrafo’ sipas së cilës vëllai i artur ishte vetëm në shtëpi teksa po ndiqte ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së kampioneve në televizion. Sipas versionit fillestar, dy keqbërësit hynë në shtëpi nga një prej dritareve të jashtme të shtëpisë. Me të hyrë, kërcënuan me vdekje vëllain e Artur Melos duke ia vënë kacavidën në fyt, ndërkohë që policia lokale po heton ngjarjen.

sfidanti.al