E ekzagjeron Lady Gaga, pa të brendëshme në Superboul

Një incident ka ndodhur në finalen e Superboulit amerikan, pasi këngëtarja e mirënjohur Lady Gaga ka performuar përballë kamerave pa të brendshme. Këngëtarja u ndodh në një moment të sikletshëm, pasi gjatë performancës së saj ajo ka treguar më shumë se ç’duhet, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Lady Gaga performoi gjatë pushimit, në mesin e takimit mes Nju Inglënd Patriots dhe Atlanta Falkons, në Hjuston. Për sa I përket rezultatit teknik, Nju Inglënd Patriots triumfuan në finale me rezultatin 34-28, ndaj Atlanta Falkons.