Drinkuoter tradhëton mbiemrin; u arrestua se ishte …i dehur

Deni Drinkuoter tradhëton mbiemrin e tij që në gjuhën angleze përkthehet ‘Pi ujë’. Por mesfushori i Celsit u fut në telashe pasi u arrestua nga policia pasi e drejtonte makinën në gjendje të dehur që pasoi me një aksident rrugor që për fatin më të mirë të tij nuk pati pasoja.

Ngjarja ndodhi në Ashley Road në Mere pranë Mancesterit që është qyteti i tij i lindjes. Sipas policisë, Drinkuoter ishte duke u kthyer nga një festë m,e makinën e tij Range Rover dhe kur u ndalua nga policia ishte i dehur, por më pas ai u lirua pasi bëri pagësën e nevojshme.

Futbollisti 29 vjecar që nuk bën pjesë në planet e Mauricio Sarrit, do të duhet që të shfaqet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Stokport në datën 13 maj.

sfidanti.al