Dortmundi dhe Rafa Markes kundër Murit të Trampit!

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, që të ndërtojë murin e premtuar në kufirin me Meksikën, ka krijuar polemika dhe ka sjellë shumë kundërshtime. Bie në sy reagimi i klubit gjerman të Bundesligës, Borusias Dortmund, që është shprehur kundër planeve të Trampit. Dortmundi ka postuar një mesazh në Tuiter, shoqëruar me foton e skuadrës që duartroket përballë tribunës së tifozëve. “Ky është i vetmi mur tek i cili besojmë”, shkruhej në anglisht nga gjermanët, duke iu referuar murit të krijuar nga mijëra tifozë në tribunën e ish-stadiumit “Vestfalenshtadion”.

Më i pritshëm reagimi i ish-mbrojtësit të Barcelonës, Rafael Markez, i cili është meksikan. “Nuk ka murë që të jetë në gjendje të na ndalojë nëse besojmë në vetvete”, – shkroi meksikani, i cili kishte vendosur në mesazhin në Tuiter, videon e njërit prej golave të tij kur luante me Barcelonën. Trampi dëshiron të ndërtojë murin e premtuar në fushatë elektorale, për të penguar emigrantët ilegalë që të hyjnë në SHBA.

.Sfidanti al.markez mesazh per trampin