Djali i CR7 në Instagram falenderon idhullin e tij…Lionel Mesin.

Kush është futbollisti i preferuar i djalit të Kristiano Ronaldos? E thjeshtë fare, Lionel Messi. Ronaldo Jr, tashmë 7 vjecar është bërë pjesë e rrjeteve sociale duke krijuar profilin e tij në Instagram dhe fotoja e dytë e publikuar prej tij ishte momenti kur i shtrëngoi dorën, rivalit të të atit, Lionel Mesi teksa ndërkohë që shkruante: Faleminderit idhulli im.

Padyshim që fotoja e parë e publikuar prej tij në Instagram është imazhi i tij së bashku me Ronaldon, i cili ka krijuar edhe një linjë veshjeje për fëmijë me emrin e tij. Në vetëm 24 orë, Ronaldo Jr publikoi 6 foto, ndërkohë që numri i ndjekësve të tij në Instagram u rrit me një shpejtësi marramendëse. për më tepër ai ka bërë edhe përzgjedhjen e profileve në Instagram për t’u bërë ndjekës, ku përvec familjarëve të tij shfaqet edhe emri i Lionel Messit.

sfidanti.al