Diletta Leotta-Toretto, ndarje për shkak të një tradhëtie

Lidhja e dashurisë mes Diletta Leottës dhe Daniele Scardina ‘Toretto’ ka përfunduar. Sipas revistës së përjavshme ‘Chi’, shkak është bërë një gabim i rëndë i boksierit të kryer në mënyrë të papritur, pak pas më shumë se 1 viti lidhjeje zyrtare. Bëhet fjalë për një tradhëti të Torettos që bjondja e bukur e  futbollit italian nuk e toleroi aspak dhe që e shtyu moderatoren të largojë boksierin.

Nuk ka konfirmime zyrtare ended he nuk dihet se cila është vajza me të cilën Scardina bëri tradhëtinë ndaj Leottës, por është fakti se cifti prej javësh nuk shfaqet bashkë në rrjetet sociale dhe po i bëjnë pushimet në vende të ndryshme.

Sfidanti.al