Diletta Leotta, foto e parë me Can Yaman dhe Cassius

Cfarë mund t’i dhurosh një mashkulli në kulmin e suksesit dhe që sapo është bërë sex symbol më i dashur i momentin dhe që ka pak a shumë cdo gjë që dëshiron? Kjo është pyetja që i ka vërë vetes Diletta Leotta që vetëm para pak ditësh zyrtarizoi lidhjen e saj me Can Yaman, aktorin sexy urk të njohur për interpretimet e tij në disa telenovela dhe që është zgjedhur për rolin e Sandokan në kinema.

Duke parë se blerja e tigrave(për fat të mirë) është e paligjshme, për Shën Valentin, moderatorja e DAZN me siguri mendoi për dicka më të arritshme. Në profilin në Instagram të Can Yaman, u shfaq foto e ciftit të momentin në shoqërinë e dhuratës për Shën Valentin të Diletës, që ishte një kal i bardhë.

‘Cassius, dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë-komentoi aktori në foton e tij mku ai shfaqet i lumtur përkrah gjysmës së tij të ëmbël. Duket se kali në fjalë është i njëjti që cifti përkëdheli para pak ditësh,një foto që u publikua edhe në rrjetet sociale. Një ide vërtet e bukur dhe origjinale kjo e Diletta Leottas, edhe pse fansat më kuriozë pyesin veten se cfarë mori ajo si dhuratë…

Sfidanti.al