Dasmë në familjen Beckham, do të martohet Brooklyn, djali David e Victorias

‘Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak që të martohej me mua dhe ajo tha Po. Jam burri më me fat në botë. Premtoj se do të jem bashkëshorti dhe një ditë babai më i mirë në botë. Të dua zemër-kështu shkruane Brooklyn Beckham në profilin e tij në Instagram duke bërë zyrtare fejesën e tij me të dashurën Nicola Peltz ndërkohë që mesazhi ishte i shoqëruar me një foto romantike të ciftit që shihej në sy ku dukej qartë ndjenja e dashurisë.

Mesazhi i Brooklyn u pasua nga ai i nënës së tij, Victoria që deshi ta japë lajmin e saj për 28 milionë ndjekësit që ka në rrjetet sociale. ‘Lajmi më emocionues! Nuk mund te jemi më të lumtur sesa me faktin që Brooklyn dhe Nicola do të martohen. Ju uroj shumë dashuri dhe një jetë plot lumturi. Të gjithë ju duam shumë-shkruante Victoria Beckham.

Nga ana e saj edhe vetë nusja e ardhshme publikoi në profilin e saj të njëjtën foto si Brooklyn duke shtuar edhe një mesazh plot dashuri për bashkëshortin e saj të ardhshëm

‘Më bëre vajzën më me fat në botë. Mezi po pres të kaloj pjesën e mbetur të jetës sime përkrah teje. Dashuria jote është dhurata më e cmuar. Të dua shumë zemër dhe falenderoj Harper për këtë foto’-shkruante Nicola Peltz.

Sfidanti.al