Dashuria nuk njeh moshë; Hamilton, lidhje me një vajzë 14 vjet më të re?

Mosha nuk merr asnjë vlerë kur në mes është dashuria. Kjo duket se po ndodh me Ljuis Hamilton që sipas mediave të kronikave rozë ka gjetur një dashuri të re dhe bëhet fjalë për modelen Sindi Kimberli, 20 vjec. Mësohet se Hamilton tashmë 34 vjecar është parë me Sindin në rrugët e Barcelonës edhe pse nuk dihet mirë nëse bëhet fjalë për miqësi apo për një takim romantik, një cështje që do të zgjidhet me kalimin e kohës.

Sindi Kimberli është modelja që në 2015 bëri të cmendej në rrjetet sociale këngëtarin Xhastin Biber i cili pasi bëri rolin e ‘përndjekësit’ pa pikën e turpit i kërkoi edhe një takim, gjithnjë nëpërmjet rrjeteve sociale. Pikërisht falë kësaj, bukuroshja spanjolle fitoi shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe tani është një prej modeleve më të kërkuara

Kater vjet pas këtij episosdi, Sindi e ka zgjeruar rrethin e saj shoqëror dhe së fundmi aparatët fotografikë e kanë parë nën shoqërinë e kampionit të botës në Formula 1 Ljuis Hamilton. Sipas tabloidit ‘Daily Mail’ Hamilton dhe Kimberli udhëtuan bashkë drejt Barcelonës me avionin privat të pilotit britanik të Mercedes.

sfidanti.al