Cristiano Ronaldo, ditë relaksi në Versilia me Georginën

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo mori një ditë pushimi që e kaloi në Versilia në shoqërinë e Georgina Rodriguez të dashurës së tij. Futbollisti është pikasur në portin e Viareggios në Lucca me ciftin që mbërriti në vend me makinë pas një xhiro në lungomare për të qenë më pas të ftuar në bordin e një yahti që ishte I ndaluar në mol.

Prania e Cristiano Ronaldos në Viareggio u konfirmua edhe edhe nga kryetari i Bashkisë, Giorgio Del Ghingaro që postoi foton në Facebook. Nuk dihet arsyeja se përse Ronaldo shkoi në Viareggio, për të parë për ndonjë barkë apo thjesht për shëtitje. Më pas Ronaldo dhe e dashura e tij e kaluan natën në një hotel luksi në Forte dei Marmi

Sfidanti.al