Çfarë të çmendurish, kërcënojnë me jetë të dashurën e futbollistit!

Tifozët e Realit të Madridit janë shqetësuar shumë këta muaj për faktin se Isko Alarkon nuk po luan në nivelet e vitit të kaluar. Gjithsesi, shumica dërrmuese e tyre padyshim që u tronditën kur mësuan se disa të çmendur kërcënuan me jetë personin që mendohet se është përgjegjës për daljen nga forma të spanjollit.

Bëhet fjalë për të dashurën e Iskos, Sara Salamon, e cila lajmëroi policinë me anë të Tuiterit se ka marrë kërcënime me vdekje. “Ditët e tua janë të numëruara”, shkruhej në mesazhin e frikshëm, që Sara ia kaloi policisë.

Arsyeja e këtij kërcënimi, me shumë gjasa, është lajmi që dha më herët media spanjolle “Don Balon”, sipas së cilës Sara po e dëmton karrierën e Iskos duke e përfshirë në një stil jete të çmendur, aspak të përshtatshëm për një sportist profesionist. Vajza iu përgjigj medias se “mjaft shpifët për mua dhe për partnerin tim, ndryshe do t’iu dërgoj në gjyq”.

Sfidanti.al