Bushar luan më mirë në plazh, sesa në fushat e tenisit

Në renditjen e tenisit botëror të femrave, Euzheni Bushar nuk ka ndonjë pozicion të jashtëzakonshëm. Kanadezja është e 46-ta, pra shumë më prapa më të mirave, veçse kur vjen puna tek pushimet, vështirë të gjesh rivale për të. Vajza 22-vjeçare e lindur në Montreal postoi disa foto në Instagram, duke treguar për pushimet në Bahamas.
Sezoni i tenisit ka përfunduar dhe Bushar po shijon javët e lira derisa të nisë edicioni i vitit 2017. Duket se nuk po ia del aspak keq, siç duket edhe nga fotoja në ballkonin e Hotelit “Ishulli i Parajsës së Atlantikut” në Bahamas.
Shpresohet që kanadezja simpatike të shlodhet siç duhet dhe të gjejë formën e vitit 2014 kur arriti në finalen e Uimbëlldonit, ndërsa këtë vit ajo pati bilancin e vajtueshëm 31 fitore e 24 humbje.