Bojkoti i Boterorit nga Anglia? Bashkeshortet e lojtareve e mbeshtesin

Kur kane mbetur me pas 100 dite nga fillimi, Boterori i Rusise rrezikon te mbetet pas disa prej muzave me te rendesishme. Behet fjale per bashkeshortet e futbollisteve te Anglise te cilat nuk kane ndenjur indiferente ndaj zerave te fundit per mundesine e bojkotit te Anglise te ngjarjes me te rendesishme futbollistike te vitit.

Disa prej bashkeshorteve apo te fejuarave te ketyre lojtareve kane bere tashme te ditur se nuk kane ndermend te shkojne ne Rusi dhe behet fjale per Ruby Mae, e fejuara e Dele Ali, Perri Eduarda e fejuara e Okslejd dhe Rebeka, bashkeshortja e Xhemi Vardi te cilat kane vendosur qe te qendrojne ne shtepite e tyre per motive sigurie.

Nje humbje e rendesishme kjo per nje Boteror duke qene se historia e te ashtuquajturave WAGs nisi ne Boterorin e 2006 pikerisht nga skuadra angleze e bashkeshorteve me kapitene Viktoria Bekam.

Sfidanti.al