Boateng lë Fiorentinën, Melissa Satta inkurajon bashkëshortin e saj

‘Jo gjithnjë gjërat shkojnë sic duam, por është e nevojshme që të kemi kurajon që të jemi realistë e të marrim vendime. shpesh nuk shërben që të fajësojmë dikë..nëse je profesionist, bëj detyrën tënde e do të mund të ecësh gjithnjë me kokën lart. Të ulesh e të presësh është e lehtë, kurse të ngrihesh e të shohësh para, JO…gati për një aventurë të re. Nuk është e lehtë, por gjërat e lehta nuk më kanë pëlqyer kurrë’-kështu është shprehur Melissa Satta në një postim të saj në Instagram Story teksa komentoi largimin e bashkëshortit të saj Kevin Prince Boateng nga Fiorentina për të shkuar te Besiktas, një lëvizje kjo që për Melissa Sattën është fillimi i një aventure të re edhe në jetë

sfidanti.al