Biznesi i Shakirës për Super Bowl, hap dyqan rrobash në Miami

Shakira do të jetë një prej yjeve të spektaklit në finalen e Super Boël që do të luhet në Hard Rock stadium të Miamit ditën e diel. Artista kolumbiane do të ngjitet në skenë në pushimin e kësaj sfide së bashku me Jennifer Lopez për të ndezur akoma më shumë atmosferën në stadium në eventin më të ndjekur në SHBA dhe jo vetëm.

Por 43 vjecarja gjeti kohën që të merrej edhe me punë të tjera sic është hapja e një dyqani të ri rrobash pikërisht në Miami, fotot e të cilit i postoi në profilin e saj në Instagram

‘Jam shumë e lumtur për këtë mbështetje dhe ngrohtësi që po ndjej nga të gjithë ju.Më vjen morë që po argëtoheni në dyqanin tim këtu në Miami-shkruante Shakira në rrjetet sociale

Shakira hapi dyqan me rroba sportive që kanë emrin e saj dhe do të qëndrojë hapur deri në përfundim të finales së Super Boëlit më pas do të mbyllet dhe do të pushojë së ekzistuari

sfidanti.al