Bernard Tomic, konfirmohet lidhja e tij me yllin e ‘OnlyFans’

Bernard Tomic është i dashuruar. Tenisti kontrovers australian konfirmoi se është në një lidhje me ish konkurrenten e programit ‘Love Island’, Vanessa Sierra me këtë të fundit që në Instagram Stories publikoi një video ku shfaqej Tomic teksa e puthte në mollëzat e faqes

Vanessa fitoi popullaritetin në edicionin e vitit 2019 të ‘Love Island’ përpara se ajo të provonte fatin e saj në rrjetin social për vetëm të rritur ‘OnlyFans’. Postimi i Vanessa Sierra pati një efekt të madh te 750 mijë ndjekësit e saj dhe shumë prej tyre u habitën teksa kuptuan se ajo nuk ishte më e lidhur me Luke Erwin, djali me të cilin vendosi të hapë profilin e saj në ‘OnlyFans’

Përsa i përket tenistit, Tomic nuk luan që nga muaji mars. Ndeshja e tij e fundit ishte ajo me bashkëkombasin e tij Aleksandar Vukic në ATP Challenger Tour në Monterrey, sfidë të cilën e humbi 2-0. Australiani në vitet e fundit ka pësuar një rënie drastike në renditjen ATP dhe aktualisht është numri 224 I botës.

Sfidanti.al