Belen Rodriguez; Ianone është e kaluara; rindizet dashuria me balerinin De Martino

Belen Rodriguez e ka lënë përfundimisht prapa krahëve historinë e dashurisë me pilotin e MotoGP, Andrea Ianone. Shoëgirl argjentinase e televizionit italian duket se ka rigjetur dashurinë me ish bashkëshortin e saj Stefano De Martino. Në të vërtetë, në median e kronikave rozë në Itali, po flitej prej javësh për një rilidhje mes bukuroshes argjentinase dhe balerinit, por tani gjithcka është zyrtarizuar nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetin social Instagram teksa konfirmuan rindezjen e zjarrit të dashurisë mes tyre gjatë pushimeve në shkretëtirë.

‘Që ti të rrish për pak kohë, ose më mirë përgjithmonë-shkruan Belen në postimin e saj dedikuar Stefano Di Martinos.

sfidanti.al