Beckham kontratë EA Sports, imazhi i FIFA21 Beckham Edition

EA Sports konfirmoi se David Beckham kthehet të jetë ylli i sagës së FIFA dhe do të jetë imazhi i kopertinës  të ICONO FUT dhe VOLTA. Për Spice Boy bëhet fjalë një rikthim pas 23 vitesh me ish kapitenin e Anglisë që ka qenë më parë ambasador i Pro Evolution Soccer.

Pas kontratës së gjatë me PES, nuk ishte e lehtë të për EA Sports të bindte Beckham që të kalonte te videolojërat e FIFA. Mësohet se fillimisht atij iu ofrua kontratë 3 vjecare me 30 milionë Paund, por më pas bisedimet u kryen për shifrën e 40 milionë Paundëve. Kjo kontratë i jep mundësinë David Beckham që të përfitojë 256 mijë Paund në javë, një shifër kjo shumë më e lartë nga ajo që beckham përfitonte kur ishte futbollist i Manchester United në fillim të viteve 2000 ku paguhej me 100 mijë Paund në javë. Kjo tregon edhe njëherë impaktin e madh mediatik që ka ende David Beckham

FIFA 21 do të dalë në shitje në 4 dhjetor në PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S do jetë falas për ata që kanë PS4 apo Xbox One nëpërmjet Double Version.

Sfidanti.al