Bayern triumfon në Champions, Heidi Klum pozon në bikini për të festuar

Triumfi i Bayernit të Mynihut në finalen e Ligës së Kampioneve ishte një motiv feste për tifozët gjermanë që nuk ngurruar të shfaqnin entuziazmin e tyre për triumfin për herë të 6 të skuadrës bavareze në kontinentin evropian. Në fakt suksesi i Bayernit u festua në cdo cep të globit dhe një prej personazheve që nuk e humbi këtë finale ishte edhe Heidi Klum që e vërtetoi këtë me postimet e saj në rrjetet sociale

E shoqëruar nga bashkëshorti, Tom Kauiltz, kitaristi i bandës ‘Tokio Hotel’, Heidi Klub e ndoqi ndeshjen në një laptop teksa ishte me miqtë e saj për pizza dhe vuajti shumë deri në fërshëllimën finale të arbitrit Orsato. Pas përfundimit të ndeshjes, modelja gjermane e ndau alegrinë e saj me fansat duke pozuar në bikini me ngjyrë të kuqe e mbuluar me një rrjetë të bardhë duke iu referuar kështu ngjyrave të uniformës se Bayernit të Mynihut

Sfidanti.al