Barcelona; Messi e Suarez bashkë dhe në një…grup muzikor.

Lionel Messi e Luis Suarez kanë ndërmend të jenë një dyshe fikse sulmuesish në fushën e lojës edhe për disa vjet, por duket se ata kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen.

Dy yjet e Barcelonës tashmë duket se kanë hedhur sytë nga muzika që po I lumturon jashtë mase dhe për këtë mjaft të shohësh fytyrat e tyre të qeshura teksa luajnë në bateri dhe tamburin e bandës ‘Residente’. Rapperi portorikan nuk ngurroi që të postojë në rrjetet e tij sociale një foto të lojtarëve teksa luajnë këto vegla muzikore të shoqëruar me komentin: ‘Ja ku janë edhe dy anëtarët e rinj të bandës!’.

Sfidanti.al