‘Armiqësia’ me Chad Kelly; ish aktorja porno, tallet me yllin e ri të NFL

Nga aktore e filmave erotikë në analiste sportive, ky është kapërcimi i madh në karrierën e Mia Khalifës e cila duket se është në një ‘luftë’ të hapur me  lojtarin e futbollit amerikan Chad Kelly. Por  kjo armiqësi mes tyre është e hershme. Përpara disa vitesh kur libanezja praktikonte ende profesionin e aktores në filmat erotikë, Chad Kelly tentoi të lidhej me të për një takim, një përpjekje kjo që rezultoi e pasuksesshme. Që nga ai moment Khalifa dhe Chad Kelly kanë shkëmbyer mesazhe ‘të helmatisura’ me njëri-tjetrin.  Rasti më i fundit ishte momenti kur Kelly rezultoi zgjedhja e fundit në Draftin e NFL, gjë që ndodhi për shkak të jetës së tij private. Kaq ka mjaftuar që Mia Khalifa të nisë talljet me Chad Kelly në rrjetet sociale për të ndezur akoma më shumë ‘armiqësinë’ me të.

sfidanti.al