Alice Campello, uron Moratën: Me ty nuk jam asnjëherë vetëm

Alvaro Morata të premten festoi 28 vjetorin e tij të lindjes dhe bashkëshortja e tij, Alice Campello i bëri një mesazh urimi në profilin e saj në Instagram.

‘Kemi kaluar momente që vetëm ne i dime dhe që do të mbeten brenda nesh përgjithmonë-theksonte Alice Campello në mesazhin e saj-janë të qarat e mia që vetëm ti i dëgjoje dhe i qetësove, sekretet e mia që vetëm ti i ruan, gëzimet që kemi përjetuar së bashku si të ishin të të dyve. Në cdo ditë të bukur të jetës sime ishe ti, ishe edhe në ditët më të shëmtuara kur nuk ma lëshove asnjëherë dorën. U njohëm fëmijë dhe pak nga pak po bëjmë ëndrrat tona realitet. Jeta nuk është perfekte, nuk jemi perfektë, por pranë teje nuk ndihem asnjëherë vetëm. Nuk do të kem asnjëherë mjaftueshëm fjalë për të falenderuar për atë që bën dhe sesi je me mua. Gëzuar ditëlindjen, faleminderit sot dhe cdo ditë të jetës sime. Të dua’.

sfidanti.al