Aleksander Zverev në Ishujt Maldive me të dashurën Olia Sharipova?

Aleksander Zverev e mbylli vitin 2018 në mënyrën më të mirë të mundshme teksa fitoi ATP Tour Finals që u zhvillua në Londër pasi mundi në finale numrin 1 të botës Novak Xhokovic. Pas këtij suksesi, që është më i rëndësishmi në karrierën e ti, të paktën deri tani, tenisti 21 vjecar ka nisur pushimet të cilat po i shijon  në Ishujt Maldive  në shoqërinë e  mikut të tij marselo Melos dhe Olia Sharipovës e cila u pa të ishte në tribunën e stafit të Zverev edhe në turneun masters të Shangait

Familja e Aleksandër Zverev deklaroi se ajo ishte e pranishme në rolin e ish tenistes, duke qenë se tani ajo ka vendosur të ndërmarrë karrierën e modeles. Por fotot e publikuara në profilin e tenistit në Instagram në fakt duket se tregojnë krejtësisht të kundërtën. Madje në njërën prej tyre, Zverev ishte së bashku me Olian teksa po bënin shaka ndërkohë që bënte edhe komentin ‘Dukshëm jemi vetëm miq’.

sfidanti.al