Aguero nuk e fsheh më; Sofia Kalceti dashuria e re e sulmuesit

Serhio Aguero e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin teksa fitoi 4 tituj me mancester Sitin, ndërkohë që është përfshirë edhe në listën e të grumbyulluarve të trajnerit Skaloni te përfaqësuesja argjentinase që është një rikthim për të. Tani duket se gjërat po i shkojnë mjaft mirë edhe në jetën sentimentale, me sulmuesin që tashmë ka konfirmuar se e ka një të dashur dhe bëhet fjalë për modelen Sofia Kalceti

Sipas portalit ‘Infobae’, futbollisti e njohu Sofian në festën e ditëlindjes së këngëtares Tini Stosel dhe që nga ai moment filluan të frekuentonin njëri-tjetrin. por jo vetëm kaq, modelja argjentinase së fundmi në rrjetet sociale publikoi një foto ku ishin të dy së bashku duke shkruar ‘duke të të pritur’ me futbollistin që ripostoi menjëherë foton e saj në profilin e tij.

Sofia Kalceti është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka më shumë se 32.3 mijë ndjekës në Instagram.

sfidanti.al