1 Prilli per Hamilton; do te garoje ne MotoGP

1 Prilli eshte data ku per çdo lajme ngrihen dyshime duke qene se kjo dite quhet Dita e Genjeshtrave. Nje shaka te pershtatshme me kete dite e beri edhe Ljuis Hamilton qe shfrytezoi rrjetin social Instagram per te qeshur pak me fansat e tij.

Ne postimin e tij Hamilton bente te ditur se do te garoje ne MotoGP me skuadren Mv Augusta. ‘Lajmi i fundit; vendosa te kaloj ne mjetet me 2 rrota-shkruante Hamilton ne Instagram’. E gjitha ishte nje genjeshter qe e konfirmoi vete Hamilton ne foton pasardhese. Ishte kjo nje menyre e britanikut per te bere edhe nje urim fansave te tij per Pashket.

Ajo qe nuk eshte e genjeshtert eshte se Hamilton do te qendroje edhe per shume kohe te Formula 1  me Mercedes me te cilin ka nisur bisedimet per rinovimin e kontrates.

Sfidanti.al