Vit si i Mesit, Levandovski pozon në shtrat me 12 trofetë e 2020-ës!

Vetëm superylli i Barcelonës mund të mburret se ka arritur t’i fitojë këto trofe, apo ndoshta edhe diçka më shumë në një vit. Kjo ka ndodhur në 2009, kur Lionel Mesi fitoi Championsin, La Ligën, Kupën e Mbretit, Superkupën e Europës, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për klubet, si dhe Këpucën e Artë të Europës, Këpucën e Artë të Spanjës, Topin e Artë të “Frans Futbollit”, si dhe çmimet e FIFA-s e të UEFA-s.

Diçka të tillë, me ndonjë përjashtim fare të vogël, e bëri këtë vit Robert Levandovski me Bajernin. Ndërsa skuadra bavareze mblodhi 25 tituj të të gjitha llojeve, 12 ishin të sulmuesit polak, përfshi kolektivë dhe individualë. Levandovski zgjodhi një mënyrë ndoshta jo tërësisht origjinale për të festuar largimin e vitit të stërsuksesshëm 2020, duke pozuar në shtrat me të gjitha trofetë!

Sfidanti.al