Tek Liverpuli ëndërrojnë për Mbapenë, Klopi: Le të fitojmë një ndeshje!

Ndoshta kanë harruar se kampioni i botës nuk vjen në një ekip për futbollin e Ligës së Europës, ai dëshiron vetëm maksimumin, dhe Liverpuli e ka të vështirë për momentin t’i sigurojë Kilian Mbapesë futbollin e Championsit. Gjithsesi, mediat në Angli po shkruajnë për një nismë të tifozëve të kuq për të mbledhur fonde për Mbapenë, si dhe planin që Mohamed Salah të largohet për 100 milionë paundë stërlina që do të vlenin për të financuar transferimin e Mbapesë. Thuhet edhe që 21-vjeçare francez ka raporte shumë të mira me aksionerët në “Anfild”, si dhe në transferim mund të ndikojë Lebron Xhejmsi. Gjithsesi, Klopi ka mendime të tjera. i pyetur nëse Liverpuli do të kualifikohet apo jo në Champions sezonin tjetër, trajneri gjerman u përgjigj thjesht: “Le të fitojmë fillimisht një ndeshje!”

Sfidanti.al