Tare nxjerr në stërvitje në 6 të mëngjesit ekipin Shpresa të Lacios!

Ekipi i një klubi të tillë në rrezik për të rënë nga kategoria. Mund t’i ndodhë edhe kjo Lacios U21, apo ekipit Shpresa dhe drejtori sportiv, Igli Tare, reagoi ashpër pas humbjes së fundit duke i zgjuar djemtë në orën 6 të mëngjesit për t’i nxjerrë në stërvitje në orën 7. Tare kishte qenë në tribunë në ndeshjen e humbur 2-6 ndaj Empolit, dhe menjëherë vendosi të reagonte. Ai i kërkoi trajnerit Leonardo Menikini, ish-teknik i Tiranës në vitin 2005, që ta ngrinte ekipin nga gjumi që në orën 6 të mëngjesit dhe që lojtarët të paraqiteshin në qendrën stërvitore për një seancë ndëshkuese. Diçka që ndodh në Itali, dhe që Tare e di që ka ndodhur edhe në Shqipëri kur ai luante futboll. Shpresat e Lacios janë në vendin e katërt nga fundi dhe rrezikojnë seriozisht të bien nga kategoria.

Sfidanti.al