Shuhet legjenda Fadil Vokrri, Kosova në zi për presidentin e futbollit!

Shuhet legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, në kryeqytetin Prishtinë. Informacionet nga Kosova bëjnë me dijë se shkak i vdekjes duhet të ketë qenë një atak në zemër, edhe pse pritet konfirmimi nga raporti mjekësor. Vokrri u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa mjekët nuk mundën ta shpëtonin pas komplikacioneve shëndetësore.

Ish-sulmuesi i madh i Prishtinës, Partizanit të Beogradit dhe Jugosllavisë, mbante detyrën e presidentit të Federatës së Kosovës që nga viti 2008. Dy vjet më parë arriti një sukses të madh, pasi Kosova u pranua anëtare e UEFA-s dhe e FIFA-s, dhe fitoi të drejtën për pjesëmarrje në Kampionatet Europiane dhe Kupat e Botës. Vdekja e tij është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës e të Shqipërisë, por edhe për futbollin europian dhe botëror.

Sfidanti.al