Shaqiri, përse kopjove Ronaldon në vlerësimin për veten!

Këto ditë, Xherdan Shaqiri duhet të ketë hedhur “ujë të ftohtë” në marrëdhëniet e tij me shokët e skuadrës tek Stouk Siti. Ylli shqiptaro-zviceran lëshoi disa deklarata shumë të ashpra në një intervistë dhënë për “Shvajcer Ilustrirte” (Scfëeizer Illustrierte).

“Edhe Ronaldinjo po të ishte në vendin tim tek Stouku nuk do të kishte bërë dot më shumë, – u justifikua ai për gjendjen e dobët të skuadrës në Premier Ligë, – duhet t’iu kujtoj se është paksa më ndryshe kur luan me lojtarë si Riberi apo Tiago si tek Bajerni, apo Ikardi e Kovaçiç si tek Interi, ndërsa këtu tek Stouk Siti nuk mund të ushtroj një influencë shumë të madhe, pasi ka një mungesë të madhe në cilësi, në ambientin që më rrethon”.

Xherdani i ngjau plotësisht Kristiano Ronaldos, i cili në të kaluarën thoshte se “nëse të gjithë lojtarët e skuadrës do të luanin si unë, ne do të ishim në vend të parë”, duke kritikuar futbollistët e tjerë të Realit.

Sfidanti.al