Shaqiri fal për spitalin e fëmijëve donacionin e Koka Kolës

Futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren helvete, Xherdan Shaqiri, dje ka dhuruar një donacion prej 5000 frangash, për një spital të fëmijëve në Zyrih, të cilin e ka përfituar nga dega e Koka Kolës në Zvicër. Shaqiri ka postuar një foto në Facebook, duke e dhuruar çekun e donacionit, të cilin ua jep disa femijëve.

“Ishte një nder për mua të jepje këtë donacion”, ka shkruar Shaqa. Futbollisti I Stok Sitit në Premier Ligën angleze është imazhi i marketingut të Koka Kolës në Zvicër dhe të dielën ishte në Zyrih, pikërisht për të prezantuar këtë brend botëror të pijeve jo alkolike.