Setieni arrin të thotë se “Mesi është mirë dhe mund të luajë”!

Kjo e hënë është dita e duhur, kur kapiteni kthehet në stërvitjen e skuadrës. U desh të kalonin disa 24-orësh, dhe tani duket më shumë sikur argjentinasi do të provojë veten në një stërvitje të plotë kolektive, një parantezë për ndeshjen e parë të rifillimit të La Ligës, atë ndaj Majorkës. “Mendoj se Mesi është shumë mirë me formën, – tha trajneri Kike Setien, – mendoj se ai mund të luajë”. Ja pra, që duhet pohuar se Mesi “mund të luajë”, pra është e qartë se ai ka qenë në dyshim. Setieni është shumë më i sigurt kur vjen puna tek Luis Suarezi. “Ai është shumë më mirë sesa ne mendonim”, – u shpreh trajneri.  Gjithsesi, tifozët katalanas luhet që kapiteni i tyre të jetë në gjendje jo vetëm për të luajtur ndaj Majorkës, por për të përballuar një sezon shumë të vështirë, të ngjeshur dhe në një stinë të nxehtë.

Sfidanti.al