Serbët…edhe shqiponjën e duan për vete!

Humbja me Spanjën paska qënë më e mallkuar sesa e denim ne. Nuk kemi lënë vetëm pikët, por kemi zbritur poshtë edhe në klasifikimin e FIFA-s.  Dhe fati duket më i keq kur shikon që komshinjtë “e këqinj” na parakalojnë duke bërë festë më shumë se sportive. Greqia dhe Serbia kanë lënë pas Shqipërinë, e cila tani mban vendin e 47-të, por oreksi nuk ndalet këtu. Në median serbe gjen një koment të tillë: “ Shqiponjat serbe kanë parakaluar Shqipërinë”.  Rivaliteti historic, në politik dhe në sport, sikur i ndalon të vinin një titull më të vërtetë: “ Shqiponjat e Serbisë kalojnë në renditje shqiponjat e Shqipërisë”.