Sarri si “kripëmjaltëzat”: I hidhëruar për humbjen, i lumtur për Napolin!

Njihet për batutat dhe për stilin e tij (thuajse) të drejtpërdrejtë të të folurit. Mauricio Sarri është një personazh i futbollit italian dhe trajneri i Juventusit nuk zhgënjeu me deklaratat e tij edhe pas humbjes në Napoli. Ishte një disfatë e rëndë (ndonëse jo fatale), por e veçantë pasi u pësua në qytetin e tij të lindjes, dhe u shkaktua nga skuadra që ai e drejtoi për 3 vjet.

“Nëse do të jetë për të humbur, më mirë që kjo të na ndodhë në Napoli, – u shpreh Sarri, – edhe pse jam i mërzitur për rezultatin, jam edhe i lumtur për djemtë e Napolit, me të cilët kam punuar. Do të jem gjithnjë i lidhur me ta. Duhej të kishim qenë më të vendosur, por Napoli e luajti ndeshjen më drejt se ne”.

i dyzuar në ndjenja dhe mendime edhe trajneri i vendasve, Xhenaro Gatuzo. Ish-luftëtari i Milanit padyshim që edhe u gëzua, por nuk është se u entuziazmua plotësisht. “Fitorja ishte e rëndësishme dhe tregoi se skuadra ka vlera, – ishin fjalët e trajnerit napolitan, Gatuzo, – gjithsesi, unë ende nuk kam plotësisht besim se e kemi marrë veten. Vazhdojmë të mos kemi vazhdimësi. U zemërova shumë nga goli që shënoi Ronaldo, nuk duhej ta kishim lejuar. Kemi mundur dy skuadra të forta, por ende duhet të bëjmë shumë”.

Jehona në media ishte ajo që pritej. “La Gazeta delo Sport” titullon: Ringio rihap gjithçka! Vuajtjet e titullit, Juve nokaut, Naingolan ndalon Konte, gara është treshe! Sarri bie në Napoli, Interi në krizë nervash fiton një pikë! Ja edhe “Il Korriere delo Sport”: i ndëshkuar! Sarri kthehet në Napoli dhe mundet. Interim err vetëm barazim, por shkon në -3! Një yll u këput nga qielli (duke nënkuptuar Lorenco Insinjen)!

Sfidanti.al