Sa kohë iu desh Realit të mos pësonte, Bejlit që të shënonte?!

Hera e fundit që madrilenët e kishin mbajtur portën të paprekur, jashtë fushe, kishte ndodhur 8 muaj më parë, në stadiumin e Las Palmasit. Bëhet fjalë që në mars, nën drejtimin e Zidanit, ndërsa më pas gjithnjë ishte pësuar gol si vizitor. Portieri belg, Tibo Kurtua, tashmë u bë tri ndeshje pa pësuar (2-0 në Romë dhe 2-0 ndaj Valencias), ndërsa luajti rol të madh në Hueska, me dy pritje.

Suksesi në fushën e skuadrës së vogël u arrit falë Garet Bejlit, që shënoi që në minutën e 8-të. Kishte 10 ndeshje që ylli uellsian nuk realizonte dhe shumëkush ende mendon se ai nuk do ta ketë të gjatë tek Realit. Me këtë sukses, madrilenët u ngjitën në vendin e katërt me 26 pikë, vetëm 5 pikë prapa Barcelonës kryesuese. “Një fitore e rëndësishme ku ditëm që të vuajmë, por që nuk ia vlen të mbahet mend gjatë”, – tha trajneri Santiago Solari.

Sfidanti.al