Sa dobët Eredivisie, Ajaksi i sotëm thyen rekordin e Ajaksit të Krujfit!

Skuadra që kishte shënuar më shumë gola në kampionatin holandez ishte ajo e “shigjetarëve” të Amsterdamit, dhe rekordi me 12 rrjeta mbetej në këmbë që nga 1972-shi. Ishte koha kur Ajaksi dominonte edhe Europën me 3 kupa të kampionëve radhazi, e me brezin e tij të jashtëzakonshëm udhëhequr nga Johan Krujfi. Bardhekuqtë fituan atëherë 12-1 ndaj Viteshes, ndërsa elita e futbollit holandez ishte shumë më e fortë sesa sot, sidomos me gjigandë si Fejënordi apo PSV Ajndhoveni, pse jo edhe AZ Alkmari.

Kanë kaluar kohët, këto kampionate janë dobësuar që nga Ligji Bosman në 1993, dhe sot Ajaksi arrin të thyejë rekordin e vet, duke shënuar 13 gola në një ndeshje. Kjo, në fitoren 13-0 në fushën e Venlosë. Ky ishte edhe rezultati më i thellë në gjithë historinë e Eredivisies, ndërsa Lasina Traore shënoi 5 herë. Ajaksi kryeson renditjen me 15 pikë në 6 ndeshje, ndërsa ka humbur një herë, e ka shënuar 24 gola.

Sfidanti.al