Roma shkon në Zvicër pa virus, Kumbulla pritet titullar në Europë!

Trajneri Fonseka e sheh si rast për të bërë rotacion në sfidën ndaj Jang Bojsit. Është Liga e Europës, një ngarkesë e mesjavës, në pritje të Serisë A, dhe tekniku portugez premton se do të ketë 5-6 ndryshime në skuadër, pse jo edhe më shumë. Javën e kaluar në kampionat nuk luajti Marash Kumbulla, edhe për shkak të ngarkesës në kombëtare, dhe kjo e enjte mund të jetë mbrëmja e duhur për të. Mbrojtësi shqiptar është gati, ndërsa e gjithë skuadra e Romës doli negative në testimet anti-koronavirus. Fonseka ka dëshirë të mbështetet tek lojtarë të rinj, jo vetëm te Kumbulla, por edhe te Karles Perez apo Vijar dhe thotë se “ata janë e tashmja dhe e ardhmja jonë”. Roma ka 7 pikë në Serinë A, duke qenë pranë Interit e Juves, ndërsa në Ligën e Europës objektivi është për të ecur sa më përpara, dhe për të harruar eleminimin e hidhur ndaj Seviljes.

Sfidanti.al