Revolucioni “Sauthgejt”, një sukses për Anglinë e transformuar

Ishte një miqësore dhe eksperimentet padyshim që do të bëheshin, por ajo që u pa ishte vërtet impresionuese. Anglia që doli në fushë në “Uemblin” e zbrazur ndaj Uellsit kishte pësuar një “transfusion” të plotë “gjaku”, por sërish nuk u duk se ishte shkatërruar ndonjë mekanizëm, përkundrazi. Me një kapiten të panjohur si Koudi (Coady) dhe thuajse të gjithë lojtarët e formacionit të panjohur, trajneri Gareth Sauthgejt “i ra pikës”. Në mesfushë ishte Xhek Grelish i Aston Vilës që dha një provë të shkëlqyer. Autorë golash ishin Kalvert-Ljuin, Koudi dhe Dani Ings me roveshatë, që të tre me golin e tyre të parë në kombëtare. Tre lojtarë që shënojnë golin e parë në kombëtare në të njëjtën ndeshje! Kjo kishte ndodhur për herë të fundit në 5 qershor 1963 në fitoren 8-1 ndaj Zvicrës në Bazel, kur shënuan Toni Kej, Xhoni Bërn dhe Xhimi Melia.

Anglia: Poup, Gomez (Mings), Koudi, Kin, Tripier (Xhejms), Filips, Uinks (Uard-Prausi), Saka (Meitland-Najls), Ings, Grelish (Barns), Kalvert-Ljuin (Maunt).

Sfidanti.al