Redknap e sheh titullin tek Totenhemi pas 60 vjetësh pritjeje!

Një “luftë” në familje ka nisur dhe “molla e sherrit” është një klub i Londrës. Harri Redknap, veteran i stolit, mendon se Totenhemi është më në fund në sezonin e duhur dhe mund ta fitojë titullin në Angli. “Ndershmërisht mund të them se (Totenhemi) do të arrijë patjetër në katërshen e parë, – tha ai për “Skaj Sportin”, – madje, mund të parashikoj që mund të fitojnë edhe titullin këtë vit. E di se njerëzit do të mendojnë se unë jam i çmendur, por unë shoh skuadrën, shoh edhe se ky sezon do të jetë me shumë rivalitet. Ju e patë se çfarë ndodhi këtë fundjavë”. Totenhemi e ka fituar titullin për herë të fundit në 1961, pra në 2021 do të bëhen 60 vjet. Redknapi, ndërkaq, ishte trajner i Spërsave në vitet 2008-2012, duke arritur çerekfinalen e Championsit. Ndërkaq, djali i tij, Xhemi Redknap, thotë se nuk është i bindur që Totenhemi mund ta fitojë titullin.

Sfidanti.al