Reali dhe Bajerni vishen me plastikë për mbrojtjen e deteve!

Reali i Madridit dhe Bajerni kanë vendosur të luajnë me fanela dhe geta plastike. Sponsori teknik i të dy klubeve, Adidas, në bashkëpunim me Parley, kompania që merret me mbrojtjen e deteve ka prodhuar një tip uniformash nga materiale të riciklueshme, të cilat janë nxjerrë nga oqeanet. Bajerni do të vishet për herë të parë kështu, në ndeshjen e nesërme ndaj Hofenhajmit, ndërsa Reali më 26 nëntor, kundër Gihonit.

Iniciativa është përkrahur nga kompanitë, me qëllim rritjen e vetëdijes, për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit detar nga mbeturinat dhe rreziqet e lidhura me ndotjen e oqeaneve.